Reperi i mirënjohur shqiptar, Trim Ademi, e ka dëshmuar se ofron ndihma të ndryshme për famje e fëmijë në nevojë e që shpesh herë edhe nuk e ka bërë publike.
I njohur me nofkën Capital T, për festat e fundvitit ka marë iniciativë të gëzojë fëmijët me nevoja të veçanta në zonat më të ndjeshme të Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai përmes disa imazheve të postuara në Instagram nga aktiviteti.
“Sa herë që ngjitni një hap të triumfit, ngjitni dy të përulësisë”, ka qenë mbishkrimi i reperit në fotografitë e ndara me ndjeksat e tij në rrjetin social.
Ndërkohë ai mori mijëra pëlqime dhe komentet pozitive nga ndjeksat shumica prej të cilëve e kanë komplimentuar për këtë nismë.