Capital T ka realizuar pesë albume të cilat numërojnë miliona klikime në ‘Youtube’.
Së fundmi në emisionin “Barber Shok”, ka treguar se është në përgatitje të albumit të gjashtë. “Unë e di që nuk do të jem këtu përgjithmonë duke bërë muzikë. Nuk mendoj se do të jetë shumë shumë larg. Nuk do të jetë shumë larg tërheqja. Mendoj që një artist nesër pasnesër duhet me u vlerësu prej diskografisë. Mendoj se diskografia ime është goxha e pasur”, ka thënë ai fillimisht.
“Pesë albume i kam në treg, tani jam duke e bërë edhe albumin e gjashtë”, vazhdoi tutje ai.