×
  • Sport
  • Sport

    Capello e vlerëson Xhakën: Bënte çfarë të donte në mesfushë ndaj Italisë

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Italia e mbylli me zhgënjim të madh këtë Euro 2024, teksa axurrët nuk shkuan përtej fazës së 1/8-tave, aty ku u mposhtën nga Zvicra me shifrat 2-0.

    Kritikat për të kaltrit kanë qenë të shumta, ndërsa një ndër shënjestrat kryesore është trajneri Luciano Spalletti.

    Së fundmi, është ish-trajneri Fabio Capello që shprehet se Spalletti i bëri konfuzë lojtarët e tij me ndryshimet e shumta.

    “Për atë që pashë në fushë, mendoj se Spalletti i bëri shumë konfuzë lojtarët e tij. Në rolin e “playmaker-it”, luajtën Jorginho dhe Fagioli, por asnjë nga të dy nuk ka karakteristikat e Lobotkës që Spalletti përdorte te Napoli. Në ndeshjen ndaj Zvicrës, Xhaka bënte çfarë të donte në mesfushë, Fagioli as nuk i afrohej.

    Kam ndjesinë se në ndeshjen ndaj Spanjës, Spalletti nuk mendoi si trajner i kombëtares, por u soll si trajner i një klubi. Ajo që dua të them është se mu duk sikur ai nuk mendoj shumë, ka menduar se kjo është skuadra që kam dhe të shohim nëse përballemi dot me Spanjën. Zgjodhi një mbrojtje me katër kundër anësorëve më të fortë të këtij Europiani. Në fund të ndeshjes, të gjithë e pamë se cili ishte më i miri”, u shpreh Capello.

    Black Friday –  Eja dhe ndaj emocionet e zbritjes ekstreme në Comodita Home
    Nga Rubrika
    Sport03 Korrik 2024
    Merih Demiral e çoi Turqinë në çerekfinale të Euro 2024-shit me dy golat e tij nga rivënia nga këndi. Sidoqoftë, mënyra e...
    Sport03 Korrik 2024
    Cristiano Ronaldo e ka konfirmuar që EURO 2024 do të jetë i fundit i tij, njofton Klan Kosova. 39-vjeçari do t’i kishte...
    Sport02 Korrik 2024
    Sonte është nata e Merih Demiral. Futbollisti turk ka treguar një paraqitje fantastike për kombëtaren turke në ndeshjen ndaj Austrisë, në ndeshjen...
    Të tjera
    Kronika03 Korrik 2024
    Të mërkurën është arrestuar i dyshuari për grabitjen e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë më datë 01.09.2023, dhe bëhet e...
    Ekonomi03 Korrik 2024
    Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se sot ka nisur ekzekutimi i pagesave për fermerët përfitues të Programit për Pagesa Direkte. Sipas njoftimit,...
    Lajme03 Korrik 2024
    Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë po mbahen homazhet publike në nderim të Ismail Kadaresë, shkrimtarit më të madh...
    Lajme03 Korrik 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, feston sot ditëlindjen. Ai mbush sot 56 vjet jetë,. Urimin e parë publik...
    Kronika03 Korrik 2024
    Policia ka nisur hetimet për vdekjen e një burri në Lipjan. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti...
    Kronika03 Korrik 2024
    Një grua ka lajmëruar policinë në Pejë se vëllai i saj që është përdorues i substancave narkotike vazhdimisht ushtron dhunë psiqike ndaj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.