×
  • Lajme
  • Lajme

    Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës

    FrontOnline
    05 Shtator 2024

    Politikani serb, Nenad Çanak, ish-kryetari i Lidhjes socialdemokrate të Vojvodinës nuk beson se do të ketë një përsëritje të ndonjë sulmi terrorist, i ngjashëm me atë të Banjskës, sepse, sipas tij, ajo ngjarje ka qenë fundi i përpjekjeve të tilla

    Çanak tha se përsëritja e përpjekjeve të tilla do të ishte katastrofale për Serbinë. Ai shtoi se këtë e di mirë Vuçiqi.

    “Sulmi në Banjskë, mendoj se ka qenë fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës”, tha Çanak, për RTK.

    Ndërkaq duke folur për Radoiçiqin, Çanak tha se i gjallë nuk do të arrijë në Kosovë, sepse dëshmia e tij do t’i dëmtonte shumë shërbime në Serbi.

    “Vuçiqi nuk ka interes të nisë ndonjë lloj konflikti”, u shpreh Çanak, derisa Rusia, sipas tij, ka interesim për ta destabilizuar rajonin, përmes Republikës Serbe.

    “Mesazhi i tij ka qenë shumë i qartë: çmontimi i rrjetit kundër-zbulues rus, pra rusët në aspektin politik duhet të hiqen nga Ballkani; nuk mund të ketë dhunë, nuk mund të ketë ide për secesione, (largimi i Republikës Serbe nga BeH v.j.)”, tha Çanak.

    Ai ka treguar detaje se çfarë ka mësuar ai për planin e Serbisë për zhvendosjen e serbëve nga Kosova, duke thënë se gjithçka çfarë ka parë ai lidhet me atë se ka një plan për këtë kurth të Serbisë.

    Çanak tha se është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu.

    Çanak tha se narracioni i Serbisë se Kosova është krahinë e Serbisë dhe që është përkohësisht e okupuar, praktikisht po bie në ujë, sepse, shtoi ai, është e qartë se Kosova është shtet i pavarur, me shumë njohje ndërkombëtare dhe që nuk ka çka të diskutohet për këtë çështje.

    Ai shtoi se elita politike në Serbi e ka gënjyer popullin serb në veri të Kosovës se kjo është gjendje e përkohshme, me synimin që, nëse jo e gjithë Kosova, së paku veriu i saj do t’i kthehet Serbisë.

    “Disi është dukshme se ekzistojnë disa forca të organizuara mirë në Serbi, të cilat duhet që ta zgjedhin problemin e Kosovës në atë mënyrë që qytetarët e kombësisë serbe të zhvendosen nga veriu’, tha Çanak, për RTK, teksa shtoi se ndonëse nuk është thënë publikisht, potezat e veprimeve çojnë në atë pikë, duke përmendur tërheqjen e serbëve nga institucionet vendore, nga Prokuroria, Gjykata, Policia, etj.

    Për këto çështje ai tha se ndjehet i obliguar për ta njoftuar opinionin publik dhe kryeministrin Kurti se çfarë po ndodhë në këto vise.

    Megjithatë Çanak tha se serbët e veriut nuk do ta pranonin kërkesën e Vuçiqit që ta braktisin veriun e të shpërnguleshin në Sanxhak për ta dëmtuar Kosovën.

    Sipas tij, është e rëndësishme për Kosovën që i serbët të qëndrojnë këtu, sepse masa e demokracisë matet me pozicionin e pakicës e jo të shumicës, sidomos te komuniteti serb, ku në këtë përmasë Kosova do të ndërtonte shoqërinë demokratike.

    “Ata që kanë luftuar për Kosovën, e kanë bërë atë me qëllimin që askush të mos jetojë siç kanë jetuar ata”, tha Çanak.

    “Pra Kosova duhet të kujdeset për shtetasit e vet, të përpiqet që të mos bëjë gabime që të përfundojë në ato mbeturina, ku është Serbia sot. Vuçiqi do të akuzojë Kosovën se po detyron serbët të shpërngulen. Për këtë lojë të rrezikshme i kam thënë kryeministrit Kurti që të mos bie në këtë kurth”, tha Çanak.

    Duke folur për situatën e sigurisë, ai përmendi paralajmërimin për bllokimin e kufirit Kosovë – Serbi, si dhe vizitën e Vulinit në Rusi, që për Çanakun, ka një qëllim: që të përhapen kriza të reja të luftës në vendet e tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, është deklaruar me rastin e përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke shkruar se...
    Lajme15 Janar 2025
    Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka mbajtur një konference për media nga selia e kësaj partie, duke falënderuar...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka luajtur sot shah me një pensioner. Hamza ka premtuar se në qeverisjen e tij,...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Altin Krasniqi, ka përkujtuar sot 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut, një ngjarje tragjike që...
    Lajme15 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po vazhdon të qëndrojë në Amerikë ku po zhvillon disa takime. Së fundmi, ai ka bërë të...
    Lajme15 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, si dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Osmani dhe Kurti kanë vënë kurora...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kryer sot homazhe pranë Kompleksit Përkujtimor në Reçak, duke nderuar dhe...
    Zgjedhjet 202515 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e Masakrës së Reçakut kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica bëri homazhe në nderim të...
    Lajme15 Janar 2025
    Procesi i votimit për zgjedhjet e ardhshme vazhdon dhe është koha që secili qytetar të bëjë zgjedhjen e tij për të ardhmen...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.