Përballja e shumëpritur mes Anthony Joshuat dhe Tyson Furyt do të zhvillohet në Arabinë Saudite.
Lajmin e ka bërë të ditur Bob Arum, promotori i kësaj përballje, shkruan FrontOnline.
Javën e kaluar ishte arritur marrëveshja për lokacionin e këtij meçi, i cili do ta caktojë kampionin e botës në kategorinë e rëndë.
Përveç Arabisë Saudite, u propozuan edhe vendet si Katari, Uzbekistani, Rusia, ShBA-të dhe Britania e Madhe.
Tani, Arum konfirmoi se kjo përballje do të luhet në Arabinë Saudite.
24 korrik, 31 korrik ose 7 gusht janë datat kur mund të zhvillohet kjo luftë./FrontOnline/