Këshilli Prokurorial i Kosovës sot ka caktuar prokurorin Shaban Spahiu ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, raporton Express.
Spahiu do ta mbajë këtë pozitë deri në zgjedhjen e Kryeprokrurorit të ri.
“Gjatë takimit të sotëm, KPK ka caktuar prokurorin Shaban Spahiu ushtrues të detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjilanit, pozitë të cilën do ta mbajë deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri”, thuhet në njoftimin e KPK’së.
Ndryshe, deri tash, pozitën e kryeprokurorit të Gjilanit e ka ushtruar Jetish Maloku.