Antonio Mateu Lahoz është caktuar si gjyqtar kryesor për “El Clasicon” e 10 prillit.
Ndeshja e dytë për këtë sezon mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet të shtunën në “Alfredo di Stefano” nga ora 21:00.
Sipas “Marcas”, 44-vjeçari spanjoll, Antonio Mateu Lahoz, do jetë gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje.
Kujtojmë se “El Clasico” i parë i zhvilluar në “Camp Nou” më 24 tetor 2020 mes dy rivalëve të përbetuar, ishte fituar nga “Los Blancos” me rezultatin 1-3./Zeri/