Sot janë caktuar zyrtarët e ndeshjeve të javës së 14-të të Superligës së futbollit.
Në zyrat e Federatës së Futbollit të Kosovës, siç para çdo xhiroje, u hodh shorti sot për pesë ndeshjet e ligës elitare të futbollit kosovar.
Të shtunën do të luhen dy ndeshje, të dielën dy dhe të hënën një.
Pa dyshim, në këtë xhiro do të luhen dy derbi, ai mes Prishtinës e Ballkanit të dielën dhe Drita do ta presë Llapin të hënën.
Më poshtë mund t’i shihni gjyqtarët që u përcaktuan për t’i drejtuar ndeshjet e kësaj xhiroje.