×
  • Lajme
  • Lajme

    Caktohen seancat e Apelit në rastin ndaj Pjetër Shalës

    FrontOnline
    01 Prill 2025

    Pjetër Shala ka apeluar vendimin e Themelores së Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, e cila e dënoi me 18 vjet burgim për krime lufte. Si rrjedhojë, 15 dhe 16 maji 2025 janë caktuar për mbajtjen e seancave të Apelit në këtë rast.

    Sipas vendimit, në ditën e parë, seanca do të fillojë nga ora 13:30 deri në 17:10, ndërsa në ditën e dytë nga ora 10:00 deri në 11:35, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Në vendim thuhet se këto data janë caktuar pasi kanë përfunduar të gjitha afatet për dorëzimin e dosjeve nga palët. Aty thuhet se më 4 shkurt 2025 ka përfunduar dorëzimi i dokumenteve nga palët.

    Sipas agjendës, më 15 maj është planifikuar që 10 minuta të jetë deklarata hyrëse të kryegjyqtares, pastaj do të vijohet për një orë e 30 minuta me paraqitje nga mbrojtja. Pas pushimit 30 minuta, seanca pritet të vazhdojë për 1 orë e 30 minuta me parashtrimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

    Parashtrimet e mbrojtjes së viktimave do të bëhen për një orë në fillim të seancës së 16 majit. Pastaj, 20 minuta janë planifikuar hapësirë për mbrojtjen, për përgjigje.

    Të drejtën e fjalës e ka edhe vetë Shala, e që në rast sedëshiron që ta shfrytëzojë këtë të drejtë, i janë planifikuar 10 minuta për këtë.

    Seanca pritet të përfundojë me deklaratën përfundimtare të kryetares së trupit gjykues, e cila është paraparë të zgjasë rreth pesë minuta.

    Veç kësaj, në vendim është udhëzuar mbrojtja që deri më 5 maj në orë 16:00 të tregojë në rast që Shala dëshiron që të marrë pjesë në seancë.

    Ndryshe, më 28 mars 2025 është hedhur poshtë një kërkesë e mbrojtjes që në Apel të thirret Sokol Dobruna si dëshmitar i saj.

    Në vendimin e saj, kryetarja e trupit gjykues, Michele Picard ka thënë se provat e propozuara nuk do të ndikonin në aktgjykimin ndaj Shalës në rast që ato do të ishin pranuar gjatë gjykimit në shkallë të parë, ku Shala u dënua me 18 vjet burgim për krime lufte.

    Ndryshe, Pjetër Shala i përfaqësuar nga mbrojtja e tij, ka dorëzuar në Apel kërkesën kundër urdhrit për zhdëmtim që iu shqiptua më 29 nëntor 2024, i cili e obligonte që t’iu paguante viktimave 208 mijë euro.

    Duke u mbështetur në pesë pika, Shala kërkon që të Paneli i Apelit ta pezullojë shqyrtimin e apelimit kundër këtij urdhri për zhdëmtim derisa të shqyrtohet apelimi për dënimin me 18 vjet burg, ndaj tij për krime lufte ose ta anulojë masën e dhënë dhe ta kthejë atë në rishqyrtim tek një trup gjykues tjetër.

    Më 16 korrik, Pjetër Shala është dënuar me 18 vjet burgim ku u konstatua se përtej dyshimeve të bazuara është fajtor për pikat 1, 3 dhe 4 të akuzës. Ndërsa, aktualisht Shala është në proces të Apelit lidhur me këtë rast pasi që ka kërkuar mbrojtje të ligjshmërisë.

    Shala u shpall fajtor për ndalim arbitrar si krim lufte kundër së paku 18 personave në periudhën mes 17 majit 1999 deri më 5 qershor të atij viti në Fabrikën e Metalit në Kukës, torturë si krim lufte kundër së paku 18 personave dhe vrasje e paligjshme si krim lufte kundër një personi.

    Ndryshe, gjatë muajit shkurt 2023 kishte filluar gjykimi në këtë rast, ku më 21 shkurt Prokuroria dhe mbrojtja e viktimave kanë paraqitur deklaratat e tyre hyrëse, kurse më 22 shkurt janë dëgjuar deklaratat hyrëse të mbrojtjes së Pjetër Shalës, si dhe deklarata pa betim e tij.

    Në mars 2023 kishte filluar paraqitja e provave të Prokurorisë, ku janë dëgjuar 10 dëshmitarë, kurse në gusht kishte filluar paraqitja e provave nga mbrojtësi i viktimave ku janë dëgjuar dy dëshmitarë.

    Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021, nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill 2021, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletëarrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

    Në aktakuzën e konfirmuar, Shala ngarkohet me përgjegjësi penale individuale në forma të ndryshme për krime lufte si ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe në lidhje me këtë konflikt.

    “Krimet për të cilat akuzohet z. Shala u kryen përafërsisht midis 17 majit 1999 dhe 5 qershorit 1999, kundër personave që u mbajtën të ndaluar në fabrikën e metalit në Kukës (Shqipëri), që pretendohet se përdorej prej Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka kritikuar Qeverinë e Kosovës ne lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike....
    Lajme05 Prill 2025
    KFOR ka njoftuar se policia ushtarake kanë kryer stërvitje me armë në Kampin Bondsteel. Nga KFOR është thënë se ushtarët që janë...
    Lajme05 Prill 2025
    Ish-anëtari i Kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faik Fazliu, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale. Ai ka bërë me...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Përplasjet përmes rrjeteve sociale ndërmjet përfaqësuesve të Presidencës dhe Qeverisë së Kosovës, janë shpërfaqje publike e tensioneve dhe komunikimit “jonormal” mes këtyre...
    Lajme05 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën e Rezallës, në 26-vjetorin e shënimit të saj. Osmani tha se në fshatin Rezallë të Drenicës,...
    Kronika05 Prill 2025
    Një burrit nga Prizreni, N.T. viti i lindjes 1977, policia i ka gjetur armë pa leje pasi kishte informata se ai i...
    Lajme05 Prill 2025
    Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) e ka hequr nga masa e pezullimit produktin medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik)...
    Sport05 Prill 2025
    Ikona e Bayern Munichut, Thomas Muller, do të largohet nga klubi në fund të sezonit 2024/25, duke përfunduar epokën 17 vjeçare me...
    Kronika05 Prill 2025
    Një grua është gjetur pa shenja jete në Nabërgjan të Pejës. Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.