×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli thotë se VV po insiston në votim të fshehtë, procedurë që ka dështuar 34 herë

    FrontOnline
    06 Korrik 2025

    Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pasi kryesuesi i seancës Avni Dehari shkroi në Facebook të dielën, duke insistuar në votim të fshehtë.

    Cakollli ka shkruar në Facebook, të dielën duke pyetur se si mund të jetë zgjidhje një procedurë që ka dështuar 34 herë.

    Ai ka thënë se këto përpjekje nuk kanë prodhuar rezultat, por nuk janë as legjitime.

    Postimi i plotë i Cakollit:

    Si mund të quhet “zgjidhje” një procedurë që ka dështuar 34 herë radhazi, gjashtëfish më shumë sesa ajo e hapur?

    Është bërë tashmë e pakuptimtë, madje absurde, se si çdo ditë – herë nga një, herë nga një tjetër deputet i LVV-së – mbrohet pretendimi për votimin e fshehtë. Sidomos tani, kur vetë Kryesuesi, sipas instruksioneve politike, po e shet këtë si “zgjidhje” të bllokadës.

    Por faktet flasin të kundërtën.

    Po, është e vërtetë që kandidatja e propozuar nga LVV ka dështuar 6 herë me votim të hapur. Por, në anën tjetër, PLOT 34 herë të tjera Kuvendi ka ngecur ende pa hyrë në procedurë votimi, pikërisht për shkak të përpjekjeve për të kaluar në votim të fshehtë.

    Këto përpjekje, jo që nuk kanë prodhuar rezultat, por nuk janë as legjitime e as kushtetuese.

    Së dyti, duhet rikujtuar që Kryesuesi nuk ka kurrfarë diskrecioni e autoriteti për të ndryshuar mënyrën e votimit gjatë seancës. Mënyra e votimit, ndonëse si standard është e hapur, mund të jetë çështje diskutimi dhe vendimmarrje vetëm në takimin përgatitor të thirrur nga ish-Kryetari dhe grupet parlamentare, që këtë herë u mbajt më 8 prill. Kjo nuk mund të anashkalohet apo zëvendësohet me vendime të njëanshme e arbitrare gjatë seancës.

    Të këmbëngulësh për votim të fshehtë dhe ta shesësh si “zgjidhje”, kur në fakt është bërë burimi i bllokadës prej muajsh, është jo vetëm kontradiktore, por edhe manipulim procedural.

    Në vend të këtij manipulimi, do të duhej që vet Kryesuesi dhe partia të cilës ai i përket, të kthehen te parimet e konsensusit dhe kompromisit politik, duke respektuar vendimet e marra në mënyrë kolektive. Pikërisht kjo është esenca e aktgjykimit të fundit – që po injorohet qëllimisht.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Gusht 2025
    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Front Online, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën...
    Lajme17 Gusht 2025
    Policia ka njoftuar se një vajzë ka raportuar që është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga ish i dashuri i saj. Rasti po...
    Lajme17 Gusht 2025
    Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjilan. Rasti po hetohet. “HETIM MBI VDEKJEN- Rr. Luma, Gjilan ...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një ditë pas takimit mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, në një hotel në Alaskë, janë gjetur tetë...
    Lajme16 Gusht 2025
    Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku mes gjashtë veturave në Gjilanit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Kronika16 Gusht 2025
    Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Devë të komunës së Gjakovës Si pasojë e përplasjes mes një veture...
    Lajme16 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 57 vatra zjarri në vend. AME pohon se prej...
    Bota/Rajoni16 Gusht 2025
    Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një...
    Lajme16 Gusht 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka shkruar për kontigjentin e dytë të automjeteve të blinduara ASV të blera nga Shtetet e Bashkuara...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.