×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli: Takimet konsultative për formimin e qeverisë të mbahen në seli partie, kurrsesi në zyra publike

    FrontOnline
    02 Prill 2025

    Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Kritikat kanë të bëjnë me mbajtjen e takimeve konsultative për formimin e qeverisë në objektin e ekzekutivit.

    “Nuk është në rregull dhe as s’duhet të normalizohet që takimet “konsultative” për formimin e qeverisë së re të mbahen në ndërtesën e Qeverisë – e aq më pak që për to të lëshojë njoftim Zyra e Kryeministrit. Aq më tepër kur ende nuk ka mandatim zyrtar për formimin e qeverisë, e qeveria aktuale është “në detyrë”.

    “Aq më tepër kur ende nuk ka mandatim zyrtar për formimin e qeverisë, e qeveria aktuale është “në detyrë”.Kjo nuk është çështje teknike, por një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti”.

    “Një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta. Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”, shkruan Cakolli në Facebook

    Nga Rubrika
    Lajme05 Prill 2025
    Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhitin. Sinani tha se...
    Lajme05 Prill 2025
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, i cili u vra...
    Lajme05 Prill 2025
    Gjykata e Apelit e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka aprovuar  pjesërisht ankesën e Prokurorisë ndaj vendimit për konfirmimin...
    Të tjera
    Lajme05 Prill 2025
    Një aksident i rëndë duket se ka ndodhur në magjistralen Vushtrri-Mitrovicë. Në pamjet e ndara në rrjetin social Facebook, shihet se në...
    Bota/Rajoni05 Prill 2025
    Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fllakë të Durrësit. Paraprakisht bëhet me dije se një 16-vjeçar, teksa drejtonte një automjet...
    Lajme05 Prill 2025
    Ka përfunduar protesta kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike e thirrur nga grupi “Asnjë centë më shumë”, që u mbajt në sheshin “Skënderbeu”...
    Lajme05 Prill 2025
    Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e punëtorit nga shembja e dheut në një vendpunishte në lagjen Veternik të Prishtinës. Lajmin...
    Lajme05 Prill 2025
    Nën thirrjet “gjysma rrogës rrymë” e “nuk jemi bankomat” ka nisur protesta e qytetarëve kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Protestuesit janë nisur...
    Lajme05 Prill 2025
    Numër i madh i qytetarëve kanë dal në protestën e sotme të thirrur në Prishtinë për të shfaqur kundërshtimin ndaj shtrenjtimit të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.