×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakolli kritikon VV-në për rrymën: Po të ishte vendim i gjykatës, s’do të mbetej zyrtar pa reaguar

    FrontOnline
    11 Prill 2025

    Eugen Cakolli nga KDI, ka komentuar çështjen e shtrenjtimit të rrymës duke thënë se nëse ky vendim do të ishte i gjykatave ‘‘zor se do të kishte mbetur ndonjë zyrtar i pushtetit pa reaguar’’.

    Në postimin e tij, Cakolli ka kritikuar pushtetin se për rritjen e çmimit të rrymës, për mos reagim politik e as për qëndrim publik në mbrojtje të interesit qytetarë, gjë e cila, siç ka thënë Cakolli është qasje që pushteti i VV-së e ka ndjekur ‘‘sa herë që interesi publik ka rënë ndesh me interesa private’’.

    Postimi:

    Po të bëhej fjalë për vendime të gjykatave (si pushtet i ndarë), zor se do të kishte mbetur ndonjë zyrtar i pushtetit pa reaguar. Do të kishim parë postime, akuza publike, deklarata të ashpra, e mbase edhe grafite nëpër sheshet e Prishtinës.

    Asnjë reagim politik kundër shtrenjtimit. Asnjë qëndrim publik në mbrojtje të interesit qytetar. Vetëm futje e veshëve në lesh. Një qasje që ky pushtet e ka ndjekur sa herë që interesi publik ka rënë ndesh me interesa private.

    E gjithë kjo, me shpresën se pakënaqësia qytetare nuk do t’u përkthehet në rënie të përqindjeve në sondazhe.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Prill 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është ajo që sërish e ka bllokuar seancën e konstituimit të Kuvendit të...
    Lajme17 Prill 2025
    Bekë Berisha nga AAK-ja ka folur pas ndërprerjes së dytë të seancës konstituive. Berisha para mediave situatën e krijuar e lidhi figurativisht...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Abdixhiku para mediave...
    Të tjera
    Lajme17 Prill 2025
    Ndërkohë që seanca është ndërprerë, deputetë të shumtë shihen teksa bisedojnë me njëri-tjetrin. Pak më parë, një gjë të tillë e kanë...
    Lajme17 Prill 2025
    Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, i ka thirrur në konsultim partitë politike, për të diskutuar lidhur me...
    Lajme17 Prill 2025
    Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, me autorizim të Prokurorisë Themelore, ka publikuar fotografinë e një të dyshuare dhe kërkon bashkëpunimin e...
    Lajme17 Prill 2025
    Doarsa Kica-Xhelili, deputetja e zgjedhur e LDK-së, tha se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, s’ka të drejtë që të ftojë akterët për...
    Lajme17 Prill 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kardijaj, tha se kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari kërkoi nga partitë...
    Lajme17 Prill 2025
    Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se ka dhënë dorëheqje Albin Kurti, kryetari i LVV-së, bashkë me pjesëtarët e tjerë të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.