Nesër në Kosovë do të vjen për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, ku pritet të nënshkruhen tri marrëveshje.
Ai do të pritet nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.
Pjesë e këtij takimi do të jenë edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pas takimit zyrtarë, do të nënshkruhen tri marrëveshje nga pjesëmarrësit.
Takimi do të jetë i hapur dhe në fund do të mbahet një konferencë për medie.