Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj njofton se në mbledhjen virtuale të Ministeralit të 130 të Komitetit të Ministrave është parashtruar kërkesa për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Cakaj ka shkruar në ‘facebook’ se mbështetja e Kosovës në Këshillin e Evropës është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcimin e demokraciosë, sundimit të ligjit dhe të të drejtave të lirive themelore në Evropë.
“Sot, në mbledhjen virtuale të Ministerialit të 130-të të Komitetit të Ministrave, mes tjerash, parashtruam qartë e prerë edhe kërkesën për anëtarësim të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës ????! Një gjë është e sigurt: mbështetja e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, është jo vetëm historikisht e drejtë e politikisht e arsyeshme, por edhe kontribut i drejtpërdrejtë për forcim të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave e lirive themelore në Evropë?…”, ka shkruar Cakaj.