×
  • Lajme
  • Lajme

    Cakaj mohon se do t`i bashkohet PDK-së

    FrontOnline
    28 Nëntor 2020

    Kryediplomati shqiptar Gent Cakaj, ka folur pas refuzimit të Serbisë që atij t’i jepet titulli “Qytetar Nderi” i Bujanocit. Cakaj flet edhe për spekulimet se ai po bëhet pjesë e PDK-së.

    Cakaj e ka parë më të rëndësishme vlerësimin politik që iu është bërë nga përfaqësuesit institucional të Bujanocit, teksa ka thënë se nuk zbrapset nga deklaratat kundrejt presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Nga Vuçiq dhe miqtë e tij në detyrë, shefi i diplomacisë në detyrë në Shqipëri ka kërkuar reflektim racional, si dhe distancim nga, siç e quan ai, e kaluara kriminale serbe në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

    Mes tjerash, përfaqësuesi diplomatik i politikave të jashtme të Shqipërisë ka folur edhe lidhur me bashkëpunimin institucional ndërmjet shtetit ku po e ushtron detyrën dhe vendlindjes së tij, pra Kosovës, në rrafshin ndërkombëtar, teksa ka thënë se komunikimi ndër-institucional ndërmjet të dyja vendeve bëhet në baza ditore.

    Tutje, ai ka folur edhe për të ardhmen e tij politike, teksa ka qartësuar se nuk do jetë pjesë e asnjë subjekti politik në Kosovë.

    Sa i përket pozitës së Shqipërisë karshi mandatit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit në kuadër të OKB’së, Cakaj është shprehur optimist për mbështetjen që iu është dhënë nga vendet e rajonit e më gjerë.

    “Qartë, zëshëm dhe prerë: JO. Unë nuk planifikoj të bëhem pjesë e asnjë prej partive politike në Kosovë. Çfarëdo pretendimi tjetër është vetëm spekulim i tregtarëve të lajmeve të rreme”, ka thënë ai.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, u prit ngrohtë nga simpatizantët e kësaj partie në Istog Në thirrjet “Liri,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, iu është kundërpërgjigjur kryetarit të AKR’së, Behgjet Pacollit lidhur me deklarimet mbi çështjen e granteve nga Agjencia...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë për një sulm fizik ndaj taksistit kosovar. Sipas këtyre raportimeve, F.S., 34-vjeçar, është sulmuar fizikisht...
    Të tjera
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Kundërshtarët në mërgim të presidentit rus, Vladimir Putin, dhe të luftës së tij të paprovokuar kundër Ukrainës, janë mbledhur në Berlin të...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Vip17 Nëntor 2024
    Banori më i ri i shtëpisë më të madhe në vend, Pauli ka pasur një kërkesë ndaj konkurrentëve të tjerë. “Njerëz jemi,...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjatë ditës së sotme, Gresa ka akuzuar Anisën se po e shfrytëzon Burimin. Por Anisa këtë e akuzë nuk e ka pranuar,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës e ka mbajtur një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar dy vendime. Zyra e Kryeministrit njoftoi për miratimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.