×
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Lajme

    Caka-Nimani: Mbrojtja e Kushtetutes, akti më i lartë i patriotizmit

    FrontOnline
    19 Dhjetor 2024

    Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresë Caka-Nimani e cila ditëve të fundit ka qenë cak i sulmeve nga anëtarë të partisë në pushtet sot ka dorëzuar detyrën e saj tek kryetari i zgjedhur Nexhmi Rexhepi.

    Gjatë fjalimit të saj, Caka-Nimani dërgoi disa mesazhe për mbrojtjen e Kushtetutes së Kosovës, duke theksuar se “mbrojtja e saj është akti më i lartë i patriotizmit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të çdo shërbyesi publik, të çdo funksionari të lartë publik, e veçanërisht – i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.”

    Postimi i plotë:

    Me një ceremoni solemne të mbajtur në praninë e përfaqësuesve të lartë shtetëror, të korit diplomatik, organizatave vendore dhe të huaja, akademisë, shoqërisë civile dhe mediave, u bë pranim-dorëzimi solemn i detyrës së Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës ndërmjet Kryetares në largim, znj. Gresa Caka – Nimani dhe Kryetarit të zgjedhur, z. Nexhmi Rexhepi, mandati i të cilit fillon me 31 dhjetor 2024.

    Në fjalën e saj, Kryetarja Caka – Nimani, pasi shtjelloi rëndësinë e Gjykatës Kushtetuese për mbrojtjen e vlerave të demokracisë dhe peshën dhe simbolikën historike të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ndër të tjera, theksoi që “Mbrojtja e kësaj Kushtetute, nuk është thjeshtë një detyrë. Mbrojtja e kësaj Kushtetute, është akti më i lartë i patriotizmit të çdo qytetari të Republikës së Kosovës, të çdo shërbyesi publik, të çdo funksionari të lartë publik, e veçanërisht – i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.” Kryetarja Caka-Nimani, falënderoj kolegët gjyqtarë, stafin e Gjykatës dhe të gjithë partnerët që kanë mbështetur Gjykatën në avancimin e saj ndër vite.

    Në fjalimin e tij, Kryetari i zgjedhur i Gjykatës Kushtetuese, z. Nexhmi Rexhepi, pasi që falënderoi Kryetaren Gresa Caka – Nimani dhe gjyqtaren Selvete Gërxhaliu – Krasniqi për shërbimin e devotshëm në mbrojtje të kushtetutshmërisë në vend me rastin e përfundimit të mandatit të tyre, ndër të tjera tha se, “pavarësia e pushtetit gjyqësor është gurthemel i demokracisë dhe është thelbësore për sendërtimin e parimit të ndarjes së pushteteve, për materializimin e sundimit të ligjit dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”. Ai tutje tha se, “ne të gjithë ndajmë besimin e patundur se, në një demokraci kushtetuese, asnjë pushtet nuk është suprem – vetëm Kushtetuta është supreme. Andaj, roli dhe detyra e Gjykatës Kushtetuese është të mbrojë dhe të ruaj supremacinë e Kushtetutës”. Në fund, ai falënderoi të gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese “për besimin e dhënë për të qenë i pari në mesin e të barabartëve”.

    Nga Rubrika
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....
    Lajme09 Janar 2025
    Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar qeverinë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje duke e...
    Zgjedhjet 202509 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës(PDK), Ferat Shala ka njoftuar se së bashku me kandidatë tjerë për deputet dhe me...
    Të tjera
    Vip09 Janar 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka publikuar një fotografi me ish-reperin Fero. Ajo këtij imazhi ia ka bashkëngjitur edhe një mbishkrim të...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Dy persona kanë përfunduar në spital pas një sherri të ndodhur në rrugën “Ndre Mjeda” në Tiranë. Policia ka njoftuar se një...
    Sport09 Janar 2025
    Rezistuan deri në minutën e 63-të. Vedat Muriqi me shokë nuk patën më shumë forcë për ta përballuar Real Madridin. Këta të...
    Lajme09 Janar 2025
    Nesër do të jetë dita e fundit e legjislaturës së 8-të në Kuvendin e Kosovës, e rrjedhimisht të premten do të shpërndahet...
    Vip09 Janar 2025
    A mendon se publiku të ka marrë inat për nominimin e Drilonit me Gjesti? Ishte pyetja e parë për Leo-n  në darkën...
    Bota/Rajoni09 Janar 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se arsyeja e vetme pse nuk ka shkuar të takojë Ilir Metën në burg...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.