Ndër shekuj sherebela është përdorur për të kuruar probleme të rrugëve të frymëmarrjes, duke e kombinuar me mjaltë dhe uthull molle si ilaç kundër kollës, ftohjeve, dhimbjes së grykëve dhe bronkitit.
Ky lloj çaji përmban antioksidues, të cilët shërbejnë si pastrues për të hequr radikalet e lira të metabolizmit dhe toksinat e tjera nga trupi. Ato përmirësojnë edhe shëndetin e mëlçisë dhe i mbrojnë lipidet nga dëmtimet e shkaktuara nga helmet.
Në bazë të studimeve, sherebela ndihmon edhe në reduktimin e ankthit dhe në përmirësimin e humorit, koncentrimit dhe qetësisë.
Përdorimi i sherebelës tre herë në ditë për dy muaj me radhe ulë nivelin e kolesterinës se keqe në gjak dhe yndyrave të tjera të dëmshme.
Kjo bimë ka aftësi anti-inflamatore, antioksiduese dhe anti-mikrobiale. Përpos këtyre, çaji natyral i sherebeles përdoret edhe në rastet e tjera siç janë:
Humbja e oreksit
Dhimbje stomaku
Dhimbjet gjatë ciklit menstrual
Problemet me tretje
Diarreja
Gazrat