×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çaji i rozmarinës me limon dhe efektet e tij në tretje

    FrontOnline
    15 Nëntor 2024

    Historia e çajit të rozmarinës është po aq e lashtë sa vetë bima.

    Kjo barishte është përdorur që në lashtësi për t’i dhënë njeriut një kujtesë shembullore.

    Rozmarina konsiderohej si një kurë ideale kundër mostretjes, dhimbjeve muskulare dhe problemeve me gjymtyrët.

    Acidi salicilik që gjendet tek çaji konsiderohet si paraardhëse e aspirinës. Kjo është arsyeja përse çaji i rozmarinës është shumë i suksesshëm në parandalimin dhe trajtimin e artritit dhe reumatizmës.

    Çaji i rozmarinës është i pasur me substanca që luftojnë mikrobet dhe bakteret.

    Këto përbërës e bëjnë çajin ideal kundër disa problemeve me lëkurën. Kur kombinohet me limonin, ky çaj ofron shumë përfitime për organizmin dhe kthehet në një kurë të vërtetë sidomos për tretjen.

    Përbërësit

    2 limonë
    4 filxhanë ujë,
    Çerek filxhani me rozmarinë
    Mjaltë sipas dëshirës
    Përgatitja
    Vendoseni çajnikun në zjarr dhe shtoni rozmarinën.

    Lërini të ziejnë për 10-15 minuta nga koha kur uji nis të vlojë dhe më pas shtoni fetat e prera të limonit. Më pas ëmbëlsojeni me mjaltë dhe pijeni të ngrohtë.

    Vlerat e çajit të rozmarinës me limon
    Ekspertët shpjegojnë se limoni stimulon tretjen dhe pastron mëlçinë.
    Këtë punë e bën më së miri në bashkëpunim me rozmarinën e cila ndihmon në pastrimin e organizmit.

    Ky çaj rekomandohet kundër një sërë problemesh shëndetësore: Ai ndihmon dhe përmirëson tretjen, pastron organizmin nga toksinat,I jep trupit energji dhe gjallëri, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin e zemrës, përmirëson sistemin imunitar dhe e forcon atë, pastron dhe forcon mushkëritë, largon stresin, qetëson mendjen dhe përmirëson gjumin.

    Përbën një kurë të mirë për shëndetin e lëkurës dhe bukurinë e jashtme rekomandohet për shëndetin e masës muskulare.

    Kujdes. Njerëzit që vuajnë nga pamjaftueshmëria e hekurit dhe anemia nuk duhet ta konsumojnë këtë çaj sepse ul aftësinë e trupit për të përthithur hekur. Ky çaj mund të mos jetë i mirë për femrat shtatzënë dhe ata që vuajnë nga diabeti, të cilët duhet të konsultohen me një mjek.(AgroWeb.org).

    Nga Rubrika
    Lifestyle15 Nëntor 2024
    Dashi Mund të përballeni me disa tensione sidomos lidhur me sferën familjare dhe sentimentale. Do të jeni nën ndikimin e favorshëm të...
    Lifestyle14 Nëntor 2024
    Ekspertët kanë rekomanduar që të hapni dritaret dy herë në ditë gjatë këtij muaji, edhe gjatë motit të ftohtë. Mund të duket...
    Lifestyle13 Nëntor 2024
    Dashi Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e mërkurë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e...
    Të tjera
    Kronika15 Nëntor 2024
    Është arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti ka shkelur urdhrin mbrojtës. Policia ka bërë të ditur se me vendim të...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka kritikuar doracakët për edukimin seksual të publikuar nga MAShT, duke i cilësuar ato si të dëmshme...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Albana Bytyqi, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj doracakut për edukimin seksual të vitit 2023, duke e...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Të akuzuarit Orhan dhe Albert Ademaj, së bashku me avokatët e tyre, Blerim Mazreku dhe Klodian Krasniqi, kanë kërkuar përjashtimin e kryetares...
    Bota/Rajoni15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kroacisë ka miratuar prokurimin e sistemit turk të dronëve Bayraktar TB2 për Ministrinë e Mbrojtjes, thanë zyrtarët. Në një mbledhje,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Vlora Dumoshi, deputete nga radhët e LDK-së  ka kërkuar që doracaku për edukimin seksual dhe shëndetin riprodhues i vitit 2023 të hiqet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.