×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Çaji i lëkurës së mandarinave për fuqizimin e shëndetit

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Mandarinat janë një ndër frutat më të mira dhe të shijshme të kësaj stine.

    Lëkura e tyre e portokalltë shkëlqen dhe është më e ndezur se e agrumeve të tjera.

    Tuli i mandarinës është i ndarë në thela të barabarta që shkëputen lehtësisht dhe pa mund.

    Çdo thelë është plot lëng dhe e pasur në shije dhe aromë.

    Mandarina është e pasur në vitaminë C.

    Një mandarinë mesatare plotëson 31% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme.

    Përse Nuk Duhen Hedhur Lëkurat e Mandarinës
    Kur hamë mandarina, na vjen natyrshëm që të hedhim lëkurat e tyre.

    Por sipas të dhënave të AgroWeb.org lëkura e mandarinës është e fuqishme në uljen e kolesterolit.

    Kjo aftësi është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Bujqësisë dhe nga studime të ndryshme shkencore.

    Shumë studime rekomandojnë përgatitjen e çajit të lëkurës së mandarinës sepse ky çaj

    Vlerat e Lëkurës së Mandarinës
    Ul kolesterolin
    Një studim i publikuar në revistën “Journal of Agricultural and Food Chemistry” tregoi se lëkura e mandarinës ka vlera shëndetsore më të fuqishme se vetë lëngu i mandarinës.

    Këto vlera janë të larmishme sidomos për uljen e kolesterolit.

    Sipas studimit, lëkura e mandarinës përmban 20 herë më shumë antioksidantë se lëngu i mandarinës.

    Antioksidantët janë substanca kimike që neutralizojnë dëmin e shkaktuar nga oksidimi dhe toksinat në organizëm.

    Vlera për Shëndetin
    Ekspertët kinezë rekomadojnë përdorimin e lëkurës së mandarinës jo vetëm në çaj por edhe në gatime të ndryshme.

    Sipas tyre, lëkura e mandarinës është e dobishme për të përmirësuar tretjen dhe kundër të përzierave tek gratë shtatzënë.

    Vlera të tjera të lëkurës së mandarinës përfshijnë balancimin e sheqerit në gjak, pastrimin e mëlçisë dhe lehtësimin e simptomave të të ftohurës, gripit dhe stresit.

    Përgatitja e çajit të lëkurës së mandarinës
    Hiqeni lëkurën e mandarinës dhe lëreni të thahet.

    Lëkurën e thatë mund ta mbani në enë qelqi me kapak të puthitur fort dhe ta ruani në një vend të errët dhe të freskët.

    Në këtë mënyrë, lëkurën mund ta përdorni për shumë muaj.

    Përgatitja e çajit kërkon copa të vogla të lëkurës së thatë të mandarinës.

    Vendosini copat e lëkurës në një filxhan çaji.

    Hidhni sipër tyre ujë të nxehtë dhe lërini të qëndrojnë së bashku për disa minuta.

    Shtoni mjaltë sipas dëshirës dhe konsumojeni menjëherë.

    Lëkurat e thata të mandarinës mund t’i shtoni edhe në çajra të ndryshëm siç është ai i ziu./AgroWeb.org

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shpalosur programin e LDK-së për arsim. Gjatë një tubimi në Vushtrri, Abdixhiku ka...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ish-konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Ana e ka parë Kevinin me një pamje më ndryshe sonte. Kevini ka lyer flokët...
    Sport25 Nëntor 2024
    Fisnik Asllani është një nga të rinjtë që po shkëlqen në Bundesliga 2, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura gjermane....
    Lajme25 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithëm i NATO’s, Mark Rutte, është takuar sot me Presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan, ku ndër të tjera është...
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.