×
  • Lajme
  • Lajme

    Cadman: Specialja nuk është Tribunal, kemi mundësi tjetër nga Millosheviqi për padi

    FrontOnline
    04 Janar 2025

    Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt gjatë gjithë procesit gjyqësor mbi 4 vjeçar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke folur për padinë që do ta dorëzojnë në Gjykatën e Strasburgut, ka deklaruar se kosovarët e dënuar nga Gjykata Speciale kanë mundësi të ankohen në GjEDNj ndryshe nga serbët apo kushdo tjetër i dënuar në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, sepse Specialja nuk është krijuar nga OKB.

    Në një bisedë për Info Magazine në Klan Kosova, Cadman tha se të pandehurit e Tribunalit të Hagës kanë paditur këtë institucion në Gjykatën e Strasburgut, por pa rezultat.

    “Ajo që kemi parë në të kaluarën është se janë ngritur raste pranë Gjykatës së Strasburgut për Tribunalin Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, ku të pandehurit kanë dorëzuar padi, por pa rezultat. Megjithatë mendojmë se ka një dallim thelbësor midis Tribunalit dhe DhSK-së (Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, shën.red.). Sepse Tribunali është krijuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe nuk kanë mundur të përdoren argumente të mjaftueshme në këtë rast kundër Holandës”.

    “Për shembull, Sllobodan Millosheviqi ka dorëzuar padi në Gjykatën e Strasburgut që është hedhur poshtë mbi bazën se Holanda nuk ka përgjegjësi, ndërkohë që DhSK-ja ka bazë ligjore krejt tjetër, nuk është Tribunal Ndërkombëtar edhe pse ka bazë një marrëveshje ndërkombëtare, ka një ujdi mes Holandës dhe Kosovës por kjo nuk e bën Tribunal Ndërkombëtar. Është vetëm një Gjykatë vendore që funksionon në territor të huaj ku kontribuojnë edhe shtetet tjera anëtare të BE-së”, ka thënë Cadman, raporton Klankosova.tv.

    Ndër të tjera, mbrojtësi kryesor i Haradinajt flet edhe për ndihmën por edhe ndikimin e shtetit të Kosovës në Gjykatën që e krijoi vetë në gusht të 2015-ës, kur u përgjigjet dyshimeve se nuk mund të ushtrohet ankesë ndaj këtij institucioni kosovar pa qenë Kosova pjesë e Këshillit të Evropës.

    “Ekziston si mundësi, që mund të thonë se është Gjykatë e Kosovës e bazuar në ligjet e Kosovës, por sërish duhet të shikohet se çfarë autoriteti ka Kosova mbi Gjykatën Speciale. Ne e dimë se ka fare pak ndikim ose pak autoritet edhe mbi DhSK-në edhe mbi ZPS-në. Këto funksionojnë tërësisht të pavarura nga shteti i Kosovës dhe GjEDNj do ta ketë shumë të vështirë të thotë se është institucion i Kosovës e Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, do të ishte vendim i gabuar”, deklaroi ai.

    Cadman ndau pak detaje se çfarë përmban padia të cilën shpreson ta shqyrtojë Gjykata e Strasburgut.

    “Sigurisht sikur që e thashë më parë, as GjEDNj as Grupi Punues i OKB-së nuk lejon që të ngriten çështje kundër individëve apo organizatave, apo edhe organizmave të veçantë brenda autoriteteve të drejtësisë. Qoftë ajo gjykata, prokuroria apo edhe sistemi i paraburgimit. Ne kemi paraqitur disa shkelje që janë bërë, fillimisht për gjykim, procedurat të cilat janë ndjekur, si gjithnjë mungesa e shpalosjes së duhur të dokumenteve, mungesa e një hetimi kredibil për burimin e rrjedhjes së dokumenteve, dhe mosrespektimi i të drejtave të njeriut gjatë procesit në Dhomat e Specializuara, e kjo përfshin edhe trajtimin e tij në Qendrën e Paraburgimit. Për këtë duhet të kem kujdes kur flas ngaqë rasti është ende në hapat fillestarë dhe nuk dua të paragjykoj, por kemi disa argumente që i kemi prezantuar”, u shpreh Toby Cadman, avokat i Nasim Haradinajt.

    Nga Rubrika
    Lajme06 Janar 2025
    Një tjetër termet është regjistruar në Kosovë, rreth orës 20:33. Ky është termeti i 3-të brenda 24 orëve. Dridhjet e tokës u...
    Lajme06 Janar 2025
    I emëruari nga Donald Trump për Misione të Posaçme në botë, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Kryeministrit Albin Kurti, i cili deklaroi...
    Lajme06 Janar 2025
    Një pjesë e opozitës në Serbi pret që viti 2025 të sjellë mundësi për një rifillim në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës,...
    Të tjera
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shfryer mllefin e tij edhe ndaj Rovenës. Ndër tjera ai është ndjerë edhe fajtor, duke e akuzuar Rovenën se ka...
    Sport06 Janar 2025
    Sulmuesi holandez Donyell Malen është shumë pranë transferimit te klubi i Premier League, Aston Villa. Sipas burimeve të besueshme nga "Voetbal International", lojtari...
    Lajme06 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se fuqizimi i gruas është parakusht për një Kosovë fituese. Në...
    Sport06 Janar 2025
    Viti 2024 ishte viti më i suksesshëm në karrierën e Edon Zhegrovës. Sidomos në gjashtë mujorin e dytë, Zhegrova shpërtheu, duke qenë...
    Vip06 Janar 2025
    Vullneti ka analizuar lojën e Drilonit në një diskutim me Drenushën. Ai u shpreh se Driloni duhet të bëjë ndonjë veprim karshi...
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.