Gazetari Ardian Çollaku në emisionin “Politiko” të Kanal 10 ka thënë se kreu i AAK-së, njëherit edhe kandidat për president flet për tema të mëdha.
“Strategjinë e foksuon si president. Nuk është ai që ofron një zgjidhje konkrete, qasjen me BE dhe Serbinë e ka si të Kurtit dhe do të ishte interesant nëse do të ishin në koalicion”, tha ai.
Çollaku shtoi se Haradinaj pretendon që ta rritë elektoratin.
“Haradinaj flet vetëm për kompetencat që i ka një president, nuk fokusohet në tema ekonomike apo të tjerat. Kryesisht fokusohet te temat e mëdha që i shkojnë një presidenti. Ne e kemi parë si kryeministër ka qenë shumë i ashpër si në çështja e taksës”, përfundoi ai.