Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyci ka thënë se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizituar sot zyrat e PDK-së për të shprehur solidarizimin për zhvillimet e fundit me Dhomat e Specializuara, duke shtuar se nuk është folur për asnjë temë politike aktuale në Kosovë.
“Konfirmimi i aktakuzës ndaj ish kryetarit Veseli dhe ish-Presidentit Thaçi paraqet një situatë të rëndë për Kosovën dhe PDK-në. Neve si shoqëri na duhet më së shumti sot solidarizimi dhe bashkëpunimi për ta tejkaluar këtë moment të vështirë për vendin”, ka shkruar ai në Facebook.