×
  • Lajme
  • Lajme

    Bytyqi i PDK-së: Hyrja në qeveri as në organet e partisë nuk diskutohet

    FrontOnline
    06 Tetor 2020

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka folur në lidhje me mundësinë e përfshirjes së partisë në Qeveri.

    Ai ka thënë se partia ku ai bën pjesë e ka pranuar rezultatin, dhe që në fillim ka konfirmuar se do të ngelet në opozitë.

    ‘’Më 6 tetor 2019, ka qenë vullneti i qytetarëve, kryetari Veseli e ka pranuar rezultatin, e ka bërë të qartë që PDK do të jetë opozitë ndaj politikave të gabuara por jo ndaj shtetit. 6 tetori, fillimi i fundit të partive kundërshtare të PDK-së. Sot pas një viti, të gjitha partitë politike kanë kërkuar që të bashkëpunojnë me PDK-në. Qëndrimi i PDK-së është i qartë që nga tetori 2019, mbesim në opozitë. Totaj e Lushtaku janë pjesë e rëndësishme e PDK-së, por pozicioni zyrtar i PDK-së është i qartë, ne jemi opozitë’’, ka thënë Bytyçi në T7.

    Madje, ai ka thënë se kjo temë as nuk diskutohet brenda organeve të partisë.

    ‘’Nuk është objekt i diskutimit brenda PDK-së, i tërë aktiviteti ynë ka qenë pandemia. Zyrtarë të lartë kanë shprehur qëndrime të ndryshme, e dini z. Haliti ka thënë që është më mirë të jemi pjesë e qeverisjes, megjithatë qëndrimi i PDK-së është i qartë. Pas një viti partitë tjera më shumë po flasin për përfshirjen e PDK-së në qeveri sesa vetë PDK-ja’’, ka shtuar Bytyçi.

    Sipas tij, PDK-ja përgjatë këtij viti ka qenë krejtësisht parti opozitare.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Shkurt 2025
    Konferenca e 61-të e Sigurisë në Mynih (MSC) do të mbahet nga sot deri më 16 shkurt 2025, në Mynih të Gjermanisë....
    Lajme14 Shkurt 2025
    Të dielën e 9 shkurtit, mbi 40 për qind e qytetarëve me të drejtë vote (afro 800 mijë) votuan për t’i zgjedhur...
    Lajme14 Shkurt 2025
    Deputeti i PDK Hisen Berisha, ka folur lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, duke u shprehur KQZ është e kapur nga...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Shkurt 2025
    Gjykatësi i katërt me radhë federal bllokoi të enjten urdhrin ekzekutiv të presidentit Donald Trump që kërkon të ndërpresë shtetësinë e të...
    Vip13 Shkurt 2025
    Konkurrentët e Big Brother VIP Albania 4 si detyrë nga Vëllai i Madh kanë patur për të shkruar nga një letër për...
    Vip13 Shkurt 2025
    Banorët e Big Brother në prag të Shën Valentinit kanë shkruar nga një letër për personin e zemrës. Egli Tako i kushtoi...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Dy persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës si pjesëmarrës rë një rrjeti të shpërndarjes së drogës në Prishtinë.  Më urdhër të...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Analisti Lulëzim Peci tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte...
    Lajme13 Shkurt 2025
    Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një intervistë ekskluzive për gazetarin e Televizionin Dukagjini Mehmet Krasniqi, theksoi rëndësinë e stabilitetit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.