Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka deklaruar se lideri i VV-së, Albin Kurti, ka gënjyer dhe mashtruar tash e 20 vjet.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bytyçi ka shkruar se Kurti nuk ka program, përvojë dhe konsistencë.
Sipas tij, këto janë arsyet pse ai nuk del në debat publik me kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj.
“20 vjet mashtrim, gënjeshtër dhe populizëm. Është më se e kuptueshme se pse z. Kurti nuk ballafaqohet me prof. Enver Hoxhajn në debat”, ka shkruar ai.
Bytyçi ka komentuar deklarimet e Kurtit të bëra në një bisedë virtuale ku ka përmendur bashkimin e Kosovës me Shqipëri përmes formës së referendumit.
https://www.facebook.com/avni.bytyci.1694/posts/268402204625157