Zëdhënësi i PDK-së Avni Bytyçi, shkruan pas raportimeve se asambleisti i VV-së ka fituar tenderë nga komuna. Ai thotë se kreu i Prizrenit Mytaher Haskuka, e mbyti komunën e tij me korrupsion, edhe pse kreytari gjatë fushatës kishte premtuar të kundërtën .
Ai gjithashtu thotë se kjo komunë meriton një qeverise me të mirë, duke aluduar në partinë që përfaqëson.
Bytyçi shkruan:
Mytaher Haskuka (Myta), nuk e mbyti korrupsionin në Prizren, siç kishte premtuar Albin Kurti. Përkundrazi, Myta e mbyti Prizrenin me korrupsion!
Keq-qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë është shndërruar në një tregim tragjik, ku keqmenaxhimi, korrupsioni e nepotizimi janë bërë personazhe kyqe të një komune e cila meriton një qeverisje më të mirë!