×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Byroja Kosovare e Sigurimit: 50,33 % rritet pagesa e dëmeve

    FrontOnline
    13 Prill 2023

    Vetëm gjatë muajit janar 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Si asnjëherë më parë pagesa e dëmeve si nga kompanitë, ashtu edhe nga BKS-ja po kryhen në afate rekorde kohore.

    Edhe gjatë muajit shkurt të këtij viti industria e sigurimeve ka vazhduar me trend të njëjtë të pagesës së dëmeve për palë të dëmtuara. Si kurrë më parë vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti, kompanitë e sigurimeve, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit paguan hiç më pakë se 13,496,882 euro për kompensimit të dëmeve nga palët e dëmtuara si në aksidente komunikacioni, ashtu edhe trajtim të sëmundjeve të ndryshme të cilat i mbulon polica. Sipas të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se muaji janar dhe shkurt i këtij viti ka qenë rekord i pagesës së mjeteve për kompensim të dëmeve. Vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023 kompanitë e sigurimeve të licencuara nga Banka Qendrore, si dhe Byroja Kosovare e Sigurimit kanë arritur të paguajnë hiç më pakë se 13 milionë e 496 mijë euro për kompensim të dëmeve, apo 50,33 % më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

    Rritje shumë e lartë e pagesës së dëmeve

    Gjithnjë referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrorë të Kosovës shihet se 29,621 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimeve si dhe BKS-ja vetëm gjatë muajit janar dhe shkurt 2023. Nëse bëjmë një krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak shihet qartë se pagesa e dëmeve është rritur prej hiç më pakë se 53 %. “Numri i dëmeve të paguara gjatë muajit Janar dhe shkurt 2023 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 3,208 dëme duke arritur në 29,621 nga të cilat 29,561 dëme janë paguar nga kompanitë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 60 nga kompanitë e sigurimit të Jetës” thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës sa i përket periudhës janar-shkurt të këtij viti.

    260 milionë për 5 vite dëme të paguara

    Referuar të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gati gjysma e të hyrave totale të kompanive të sigurimeve dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve gjatë 5 viteve të fundit është shpenzuar për kompensim të dëmeve. Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se gjatë kësaj periudhe kohore vlera e primeve të shkuara ka qenë 539 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara 260 milionë euro. Në vitin 2018 sipas të dhënave të BQK-së shihet se vlera e Primeve të shkruara bruto ka qenë 92.1 milionë euro, derisa vlera e dëmeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve dhe BKS-ja ka qenë 42,9 milionë euro. Bazuar në këto të dhëna del se 46 % e të hyrave totale gjatë vitit 2018 janë shpenzuar vetëm për kompensim të dëmeve. Po ashtu, edhe gjatë vitit 2019 të hyrat totale të kompanive të sigurimeve nga Primet e shkruara Bruto kanë arritur në 99,2 milionë euro, derisa gjatë këtij viti në emër të dëmeve kompanitë e sigurimeve, por edhe Byroja Kosovare e Sigurimeve kanë paguar hiç më pak se 47,9 milionë euro. Gjatë këtij viti shihet se mbi 48 % të hyrave totale të kompanive janë shpenzuar për kompensim të dëmeve për palë të dëmtuara.

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka takuar kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin “Gjatë javës, Presidentja e Republikës së Kosovës,...
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga fjalimi i mbrëmshëm në hapjen e fushatës së tij. Hamza...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha ka insistuar se Driloni nuk ka pëlqim ndaj Sarës. Ajo thotë se e njeh shumë Drilonin dhe e ka parë si...
    Vip12 Janar 2025
    Drenusha dhe Gresa kanë diskutuar për strategjinë e Drilonit. Gresa thotë se e ka kuptuar lojën e tij, ndërsa Drenusha tregoi se...
    Vip12 Janar 2025
    Xuxi ka refuzuar vendosjen e mikrofonit, duke thyer rregullin kryesor në Big Brother VIP Kosova 3. Pavarësisht se ai është paralajmëruar që...
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.