Melisa Sata është beqare prej kohësh, pas përfundimit të lidhjes së saj me futbollistin e Monzës, Kevin-Prince Boateng, me të cilin ka edhe një fëmijë.
“Every Morning” në “TV8” raporton se modelja është parë së fundmi duke darkuar në restorantin e shefit të njohur Karlo Krako, shkruan FrontOnline.
Një darkë me sipërmarrësin Matia Riveti, aktiv në botën e modës dhe deri këtu nuk ka asgjë për të dyshuar nëse në një moment të caktuar nuk do t’i ishte bashkuar Alessio Romangnoli.
Buzëqeshje, puthje dhe disa fjalë mes tyre kanë bërë që takimi të bjerë në sy të të pranishmëve.
Kjo nuk është hera e parë që Melisa dhe kapiteni i Milanit pikasen së bashku duke lënë të hamendësohet për një lidhje dashurie./FrontOnline/