Suksesi i këngëtarit të famshëm, Butrint Imeri, nuk ka të ndalur, fama e tij përveç trojeve shqiptare tashmë ka arritur edhe në mbarë botën.
Këtë e dëshmon agjenda e tij e ngarkuar, pasi që vetëm brenda datës së 2 majit ai do të jetë në tri koncerte të ndryshme, në vendlindjen e tij në Mitrovicë, Suharekë si dhe në Ferizaj.
Të nesërmen me datë 3 maj artisti do të performojë në Pejë, ndërkaq me 7 maj në kryeqytet.
Fansat e Butrintit të cilët jetojnë në Dusseldorf të Gjermanisë kanë rastin ta shijojnë muzikën e tij me datë 13 maj. Ndërkohë, pranë shqiptarëve të Italisë këngëtari i hitit “Dale” do të jetë i pranishëm më datë 21 maj.
Gjatë asaj jave Butrinti do të jetë sërish i pranishëm në Itali, pasi që do të performojë në qytetin Brescia më datë 27, pastaj të nesërmen ai do të udhëtoj për në Zvicër pasi që do të jetë i pranishëm në festivalin “Kuq e Zi” të mbajtur në qytetin Amriswil.
Ndërkaq, më datë 29 maj Butrintin e gjejmë në Londër në festivalin “Fundjava”.
Butrinti shkëlqeu edhe gjatë verës duke iu ofruar fansave të tij hitin “Dale”, që e solli në bashkëpunim me Kidën dhe Ledri Vulën.
“Dale” e publikuar 9 muaj më parë ka shënuar rekord pasi që ka arritur 100 milion klikime në kanalin YouTube.