Këngëtari i mirënjohur kosovar Butrint Imeri sapo ka lansuar projektin muzikor të radhës, që mban titullin “Kuku”. Vargjet e kësaj kënge janë shkruar nga vetë këngëtari, derisa producent i muzikës është Çelik Lipa.
Regjinë e videoklipit e ka realizuar Alban Selimaj, derisa producent ekzekutiv është 96 MGMT. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga adhuruesit e tij dhe padyshim se do të jetë një hit i radhës i Butrinit./FrontOnline/