Butrint Imeri, numëron koncerte të shumta, falë punës dhe suksesit të jashtëzakonshëm që gëzon.
Këtë verë ai ka performuar në pothuajse secilin qytet të Kosovës.
Së fundi, ai ka ndarë me ndjekësit e tij disa foto nga mbrëmjet më të suksesshme të verës.
Ai e nisi prezantimin e këtyre pamjeve me një postim të errët, mbi të cilin shkruhej “Vera 2022”.
E pastaj, ai vendosi të ironizojë me shprehjen e famshme të popullit: Kjo dynja e askujt.
Fjalës dynja e ka eliminuar duke e zëvendësuar me verë.
Ndryshe, Butrinti ka sjellur bashkëpunime këtë verë me Taynën e Mozzikun, si dhe me Kidën.