Këngëtari i njohur Butrint Imeri ka pësuar një incident. Ai ka zbuluar përmes një postimi në rrjete sociale se ka lënduar këmbën teksa ka treguar se e ka fashuar.
“Aksident” ka shkruar këngëtari krahas postimit duke mos zbuluar asgjë më shumë se çfarë ka ndodhur.
Sa i përket muzikës, këngëtari ka paralajmëruar këngën e re, pas super hitit që solli në bashkëpunim me Don Xhonin. Kënga e titulluar “Corazon” pati një sukses të jashtëzakonshëm dhe deri më tani numëron rreth 40 milionë klikime.