Këngëtari Butrint Imeri është përfolur vite më parë për një lidhje me moderatoren bukuroshe të ekranit, Kiara Titon.
Kjo e fundit është kthyer këto ditë në një prej personazheve më të përfolur të momentit, për shkak të raporteve të saj me këngëtarin Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Përkundër faktit që mes Luizit dhe Kiarës ka shkëndija simpatie, këngëtari Butrint Imeri i befasoi të gjithë kur shprehu haptazi mbështetjen e tij për Kiarën, duke publikuar një fotografi të saj me kurorë.
Këto u dukën të gjitha thashetheme, teksa u nxitën më shumë kur vet këngëtari nga Kosova pak orë para spektaklit publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shkruar në mbishkrimin e saj “Qetësia përpara stuhisë”.