Këngëtari i njohur shqiptar, Butrint Imeri, këtë kohë ka qenë në fokus të rrjeteve sociale dhe faqeve rozë.
Kjo për faktin se është rikthyer në vëmendje lidhja e tij me prezantuesen Kiara Tito, që momentalisht ndodhet në Big Brother VIP Albania.
Moderatorja ka folur tashmë disa herë për marrëdhënien që kishte me artistin nga Kosova.
Krijuesi i hitit “Cigaren” madje javë më parë u aludua se do të hynte brenda shtëpisë për t’ia bërë një befasi Kiarës, në atë që ishte ditëlindja e 27-të për të.
Sidoqoftë, ai po vazhdon të komentohet edhe së fundmi për një postim që ka ndarë në InstaStory.
Ai ka hedhur një video nga Milani, ku shihet në një ballkon dhe më pas ngre edhe gishtin e mesit.
“Urime Dita e Shën Valentinit”, thuhet në postim.
Kiara nga ana tjetër ka nisur një lidhje dashurie brenda BBVA me këngëtarin nga Shkodra, Luiz Ejlli. /Telegrafi