Dy artistët e njohur të estradës, Butrint Imeri dhe Kida, janë në përgatitje të një projekti të ri muzikor.
Dyshja, të cilët pëlqehen në masë të madhe nga publiku, kanë njoftuar së fundmi se nesër në mesnatë (e shtunë( lansojnë këngën e re.
“Nesër, 23:59”, ka qenë përshkrimi që ia kanë vënë postimit të publikuar në rrjete sociale.
Ata ndërkohë kanë shpërndarë edhe disa imazhe nga xhirimet e këtij videoklipi.
View this post on Instagram
Të njëjtit nuk është hera e parë që bashkojnë forcat për një këngë të re, pasi një të tillë e publikuan edhe në vitin që lamë pas.
“Dale” mbetet akoma një hit, i cili u lansua në fillim të muajit korrik të vitit 2021 mes Kidës, Butrint Imerit dhe Ledri Vulës.
Ky projekt deri më tani ka grumbulluar mbi 111 milionë klikime në YouTube.