Në foto është Bussink GT R SpeedLegend, i dizajnuar nga gjermani Roland A. Bussink, ndërsa HWA AG u kujdes për realizimin.
Thuhet se është planifikuar një seri prej vetëm pesë kopjesh, si dhe që të gjitha ato janë shitur paraprakisht. GT R SpeedLegend është i bazuar në Mercedes-AMG GT Roadster, ndërsa pamja është frymëzuar nga veturat Mercedes-Benz SLR Stirling Moss dhe Mercedes F1.
Makina nuk ka më shtylla A ose xham të përparmë klasik dhe tani ekziston një element mbrojtës në formë Y. Mundësohet nga një motor 4.0-litër V8 twin-turbo i rritur me 850 kuaj fuqi, dhe duhet thënë se falë përdorimit të fibrave të karbonit, pesha e këtij dyvendëshe është rreth 100 kg më pak se Mercedes-AMG GT Roadster.
Makina është e ligjshme për ngasjen në rrugë, derisa ende nuk tregohet për çmimi e tij./FrontOnline/