×
  • Lajme
  • Lajme

    Bursat: Studentët e Fakultetit të Arteve bojkotojnë nesër mësimin

    FrontOnline
    04 Nëntor 2019

    Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, e ka kundërshtuar vendimin diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës dhe për këtë shkak kanë nisur të protestojnë.

    Njëri nga organizatorët e kësaj proteste, Edison Bibaj, ka thënë për Klan Kosova se kostoja e studentëve është shumë e lartë dhe e papërballueshme.

    “Fakulteti i arteve ka marrë benefite vitin e kaluar. Këtë vit është neglizhuar. Ministri ka premtuar se bursat do të rriten vit për vit dhe se nuk diskutohet heqja e bursave në Fakultetin e Arteve. Ai është zotuar që do të rriten por e gjithë kjo ka dalë të jetë vetëm fushatë paraelektorale”.

    “Ne duam takim me Ministrin. Fakulteti i Arteve ka 700 deri 800 studentë, 15 ose 20% prej tyre janë bursist. Ne nuk pajtohemi me këtë gjë. Ai po i ikën përgjegjësisë së tij. Kemi kërkuar takime në momentin kur është publikuar lista, ai nuk ishte në gjendje të na presë gjë që e ka për obligim”.

    Ndër të tjerash, Bibaj tha se studentët nesër do të bojkotojnë mësimin dhe prej orës 11:00 deri në 12:00 do të ketë grevë.

    “Kemi përkrahje nga studentët, dekani, këshilli i fakulteteve dhe nga gjithë profesorët”, tha ai, njofton Klan Kosova.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se bashkë me Fatmir Limajn dhe partnerët e tjerë të koalicionit kanë dakorduar...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Qytetarët amerikanë sot votojnë për zgjedhjet presidenciale, për të cilat votuesit janë të ndarë në nivel vendi, por edhe në shtatë shtete...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar familjet e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli në 4-vjetorin e arrestimit...
    Të tjera
    Lajme05 Nëntor 2024
    Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, me rastin e 4 vjetorit të arrestimit nga Dhomat e Specializuara në Hagë të ish-presidentit Hashim Thaçi...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ambasadorja e Gjermanisë në Serbi, Anke Konrad, tha se Gjermania po ndjek me shumë kujdes zhvillimin e ngjarjeve që kanë të bëjnë...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministria e Financave ka bërë të ditur ka filluar aplikimi elektronik për njohjen e statusit të personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë. Në njoftimin...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se teknologjia dhe digjitalizimi janë rruga që do t’i fuqizojnë fermerët, duke i bërë ata...
    Lajme05 Nëntor 2024
    Juristja e medias, Flutura Kusari ka parashtruar ankesë ditën e sotme në Komisionin e Pavarur për Media ndaj reality show-it “Big Brother”...
    Lajme05 Nëntor 2024
    KEDS-i ka njoftuar se ekipet e kontrollit të tyre e kanë zënë një hotel në Prishtinë duke vjedhur 21 mijë e 50...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.