Ish-mikja më e mirë e Kim Kardashian dhe ish-bashkëshortja e basketbollistit Scottie Pippen, Larsa Pippen, u pa duke shijuar plazhin në një bikini rozë në miniaturë, ku tregoi atributet e saj të mrekullueshme që çuan shumë lojtarë basketbolli deri në tradhti bashkëshortore.
Ajo njihet për publikun për figurën e saj mahnitëse, por edhe për skandalet dhe mashtrimet e shumta të dashurisë në të cilat ka marrë pjesë. Ajo arriti majat e famës së saj kur ishte në një martesë 21-vjeçare me ish-yllin e basketbollit të Chicago Bulls, Scottie Pippen.
Në të vërtetë, në vitin 2016 ajo bëri kërkesë për divorc, por më pas çifti u pajtuan. Ajo bëri të njëjtën gjë në vitin 2018, dhe divorci u finalizua më 14 janar 2022. Ata kanë katër fëmijë, kështu që Larsa kërkoi një alimentacion të madh, të cilin në fund arriti ta merrte.
Megjithatë, ky nuk ishte divorci i zakonshëm i dy yjeve, sepse gjatë grindjeve të tyre, shumë nga aferat e saj skandaloze dolën në publik. Është përfolur edhe më parë se ajo e ka tradhtuar bashkëshortin prej vitesh.
Kështu u zbulua se ‘dashnori’ i saj i fundit ishte basketbollisti 22 vite më i ri se ajo, Malik Beasley 25-vjeç. Gjatë lidhjes së tyre, nuk ishte vetëm Larsa që tradhtoi burrin e saj. Beasley ishte i martuar me Montana Yao (24). Pasi Larsa bëri kërkesë për divorc, ajo vazhdoi të shihte Beasley-n dhe më pas fotoja e tyre e përbashkët doli në publik. Kur Yao pa ato foto, ajo bëri kërkesë për divorc dhe Beasley e hodhi atë dhe fëmijën ‘në rrugë’.
Një basketbollist që fiton 15 milionë dollarë në vit heziton t’i japë para fëmijës së tij dhe Montana ka shpallur një padi miliona dollarëshe për neglizhencë. Ajo pranoi se kishte tradhtuar Scottie me yllin e Boston Celtics, Tristan Thompson por mohoi akuzat e mediave për një marrëdhënie me lojtarin e Philadelphia, Ben Simmons (25).
Megjithatë, skandalet e Larcy nuk u ndalën këtu. Pas kthimit në ‘Real Housewives of Miami’ në dhjetor të vitit të kaluar, ajo ngjalli polemika teksa diskutoi profilin e saj në platformën e të rriturve OnlyFans. Ajo mburrej atëherë se po fitonte 10,000 dollarë në ditë duke postuar fotot e saj nudo. “Unë thjesht postoj foto që përndryshe do t’i postoja në Instagram”, tha Larsa në atë kohë. Përveç skandaleve, ajo u popullarizua edhe nga ish mikja e saj e mirë Kim Kardashian. Gjithashtu u përfol se ajo ishte e ‘fiksuar’ pas Kardashianit aq sa donte të dukej sa më e ngjashme me të. Mesa duket për këtë ajo ka vizituar disa herë kirurgun dhe ngjashmëria e tyre është temë e shpeshtë në rrjetet sociale./FrontOnline/