Një grua është sulmuar me thikë nga burri i saj në Gjakovë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime në qafë dhe në dorë, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është duke u kërkuar nga Policia.
“Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është pergjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mpreht (thikë) nga burri i saj . Viktima është derguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grzda” në Gjakovë, pasi qe ka pesuar disa lendime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetsore e viktimes është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njesitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar te gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”, tha Gjurkaj.