×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Burri rrah partneren e tij në Drenas, ajo duke ikur goditet nga një veturë

    FrontOnline
    22 Maj 2024

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës në Drenas, ku një grua është goditur aksidentalisht nga një veturë.

    Policia e Kosovës njofton se viktima duke ikur nga dhuna që po ia shkaktonte partneri i saj, ka dalë në rrugë dhe është goditur nga një veturë.

    Si pasojë e kësaj, ajo ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ishte fjalosur e më pas dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. E njëjta dyshohet se ishte goditur aksidentalisht nga një veturë, me ç’rast është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

    Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Shtytje dhe ndihmë në vetëvrasje’.

    Vizitë në KEDS nga Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo
    Nga Rubrika
    Lajme15 Qershor 2024
    I akuzuari Luan Statovci, zyrtar për Pagesa Direkte në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), la mohuar se në zyrë kishte ndarë...
    Lajme15 Qershor 2024
    Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, majorët Alban Bunjaku, Agron Murati dhe Alban Bujupi, pas studimeve njëvjeçare, diplomuan me sukses të...
    Lajme15 Qershor 2024
    Në Byrgenstok të Zvicrës tashmë ka nisur punimet samiti për Ukrainën ku po marrin pjesë liderët e më shumë se 90 vendeve...
    Të tjera
    Lajme15 Qershor 2024
    Zona që gjendet në afërsi të pikës kufitare Bërnjak në veri të Kosovës, 50 metra afër zonës administrative me Serbinë, e që...
    Sport15 Qershor 2024
    Shqipëria dhe Italia do të ballafaqohen në mbrëmjen e kësaj të shtune në Dortmund të Gjermanisë në kuadër të Euro 2024. Tifozët...
    Sport15 Qershor 2024
    Shqipëria ndeshet përballë Italisë në “BVB Stadion” të Dortmundit, në takimin e parë të Kombëtares kuqezi në “EURO 2024”. “Top Channel” ka...
    Lajme15 Qershor 2024
    Me rastin e ditës së Çlirimit në Pejë, OVL UÇK Pejë, i ka ndarë “mosmirënjohje”, kryetarit të kësaj komune Gazmend Muhaxheri. Kështu...
    Lajme15 Qershor 2024
    Të shtunën, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës. Siç njofton SHKK,...
    Lajme15 Qershor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane Viola Amherd dhe me presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky. Osmani tha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.