Në Fushticë të Gllogocit, mbrëmjen e së premtes është regjistruar një aksident trafiku.
Një veturë ka goditur një këmbësor, e pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve është në gjendje të rëndë,
“Një mashkull kosovar (këmbësor) ka pësuar lëndime trupore pasi është qëlluar nga një veturë e cila pas shkaktimit të aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes. Rasti në hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.