Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti si rezultat i dhunës në familje që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar (vëllain e bashkëshortes) duke e shkrepur një fishekë por pa pasoja.
Ndërsa, me një mjet të fortë i ka dëmtuar edhe veturën.
“Prishtinë 14.06.2022-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti si rezultat i dhunës në familje që kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, e ka kanosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar (vëllain e bashkëshortes) duke e shkrepur një fishekë por pa pasoja ndërsa me një mjetë të fortë i ka dëmtuar edhe veturën. Si dëshmi materiale është sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon ë procedurë të rregullte”.