Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.
Policia ka njoftuar se rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore.
“Fushë Kosovë 15.02.2023-18:05. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre. Rasti është duke u trajtuar dhe hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online