Një grua nga Ferizaj ka raportuar se burri i saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet vendndodhja e tij.
Ajo ka raportuar se ai gjithashtu ka marrë me vete edhe 1 mijë e 900 euro si dhe dokumentet personale të tij dhe gruas.
Këtë e ka konfirmuar Qazim Reka nga policia e Ferizajt, i cili bëri të ditur se burri në fjalë është larguar me veturë.
“Ankuesja femër Sh-Kosovarë, ka raportuar, se bashkëshorti i saj-viktima mashkull Sh-Kosovarë me 1900 € para, dokumente personale dhe dokumente te ankueses, me automjetin me targa vendore është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet tutje në konfirmim.