Një ditë më parë policia e Korçës njoftoi se një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në makinë e tij.
Pas hetimeve uniformat blu kanë bërë me dije se 47-vjeçari ka ndërruar jetë teksa ka qenë në automjet, duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua kundrejt pagesës.
Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Në vijim të veprimeve për rastin, është arrestuar në flagrancë shtetasja V. Sh., 37 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.