Një burrë është arrestuar pasi që e ka shkelur “urdhërin mbrojtës” ndaj nënës së tij të lëshuar nga Gjykata.
Kosovari nga Mitrovica e Veriut ka shpërfillur vendimin e gjykatës e cila ia ndalon shkuarjen në shtëpinë e nënës së tij. Por, i njëjti duke mos e zbatuar këtë urdhër, ka shkuar tek shtëpia dhe ka kanosur nënën e tij.
Policia njofton se pas këtij rasti, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.