×
  • Lajme
  • Lajme

    Burri i Vjosa Osmanit ishte i përfshirë në përleshje fizike me kolegët e punës, nuk i lejohej avancimi

    FrontOnline
    26 Janar 2021

    Bashkëshorti i Vjosa Osmanit, Prindon Sadriu, ishte përfshirë në një përleshje fizike me zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, për të cilin veprim edhe ishte denoncuar nga Drejtori i Përgjithshëm në MPJ, Albert Prenkaj. Ai përmes një letre dërguar ministrit kishte përmendur këtë dhe arsye të tjera pse Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër. Pavarësisht kësaj, ai ishte graduar në gradën ministër nga ish ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

    Para dy vjetësh, Ministria e Punëve të Jashtme që atë kohë udhëhiqej nga Behgjet Pacolli e kishte graduar kundërligjshëm bashkëshortin e Vjosa Osmanit, Prindon Sadriun.

    Atij i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandati 4-vjeçar në Shkup. Pavarësisht që drejtori i përgjithshëm nuk kishte rekomanduar asnjëherë gradimin e tij. Madje drejtori Albert Prenaj kishte reaguar duke kërkuar që rasti i Sadriut të rishqyrtohet, pasi e konsideronte të kundërligjshëm.

    Paraprakisht, Prenaj, kishte njoftuar ministrinë se Sadriu ishte përfshirë në një përleshje fizike.

    Gazeta Insajderi, ka siguruar letrën që Prenkaj i kishte dërguar ministit, me datë 18 korrik 2019, dy ditë pas gradimit të Sadriut. Në këtë letër Prenkaj tregon se si Sadriu, kishte fyer dhe pastaj ishte përfshirë në përleshje fizik me Lulzim Mjekun, drejtor për Çështje Politike në MPJ në atë kohë.

    “Gjatë organizimit të një takimi jo formal me dy studentët që morrën pjesë në Universitetin verorë të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjegjësisht nga këshilltari Besnik Hoti, asistuar nga Drejtori për Cështje Politike, z.Lulzim Mjeku në ambientet e MPJ-së, Prindon Sadriu ka ngacmuar dhe fyer z.Mjeku, gjë që ka shkaktuar eskalimin e situatës deri në përleshje fizike”, thuhet në letrën e siguruar nga Insajderi.

    Prenkaj, kishte deklaruar se Sadriu nuk ka kompetencë e as vlerësim që të ushtroj detyrën me gradën ministër.

    “Duke marrë parasyshë se z.Sadriu për pak muaj ka qenë nxitës i konflikteve verbal dhe fizike, cfarëdo vlerësimi dhe reference për ngritje në gradë, invalidohet. Për më tepër, z.Sadriu nuk posedon as nivel të kompetencës dhe as vlerësim se është në gjendje të ushtroj detyrën me gradë të Ministrit”, thuhej në letrën e Prenkaj që ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Por pavarësisht kësaj, Sadriut i ishte dhënë grada diplomatike Ministër dhe një mandat 4-vjeçar në Shkup.

    Prenkaj kishte reaguar menjëherë duke i shkruar Behgjet Pacollit duke i kujtuar se ai nuk kishte dhënë asnjë rekomandim për Sadriun.

    Insajderi para dy vitesh ka publikuar letrën e drejtorit të përgjithshëm i cili kërkonte që Pacolli ta rishqyrtoj edhe njëherë vendimin e tij për gradimin e Prindon Sadriut.

    “Drejtori i përgjithshëm, në asnjë formë nuk ka ofruar ndonjë propozim për subjektin e vendimit datë. 15.07.2019”, thuhet në vërejtjen që drejtori i përgjithshëm i ka dërguar ministrit Pacolli.

    Aty ka përmendur ligjet në fuqi për të cilat ai ka gjetur shkelje në vendimin për gradimin e bashkëshortit të deputetes së LDK-së.

    Prenkaj në letrën e tij ka përmendur, transferimin, lëvizjen dhe ngritjen në detyrë të nëpunësit të shërbimit të jashtëm. Aty ia ka sqaruar se vendimi i takon Ministrit të Jashtëm, por mbështetur vetëm në vlerësimin drejtorit të përgjithshëm. /Insajderi.org

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.