Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi, tregoi se ai e njihte interpretuesen e hitit “Hot Right Now” për tri vjet përpara se të fillonin lidhjen në vitin 2021.
Regjisori, 47 vjeç, dhe këngëtarja, 32 vjeçe, u martuan në fillim të këtij viti.
Duke folur gjatë një intervistë për BBC-në, Taika tha se lidhja e tij dhe Ritës funksionon sepse ata ishin ‘miqtë më të mirë’ përpara se romanca e tyre të lulëzonte, shkruan DailyMail.
I pyetur për takimin e tyre të parë, Taika i tha Louis: “Ne në fakt e kemi njohur njëri-tjetrin prej vitesh, përpara se të bashkoheshim”.
“Të gjithë mendojnë se jemi takuar në Australi vitin e kaluar. E dini kush e solli në shtëpinë time? Robert Pattinson. Ai e solli atë”.
“Po bëja një festë të vogël dhe sapo biseduam, u bëmë miq. Pastaj për vite me radhë për tri vitet e gjysmë të ardhshme ne ishim thjesht shokë të mirë”, deklaroi regjisori zelandez.
“Ne vijmë nga vende të ndryshme të botës, ajo është nga Kosova dhe unë nga Zelanda e Re, ato janë shumë larg njëra-tjetrës, por prejardhja jonë ishte mjaft e ngjashme”.
“Ne të dy u rritëm të varfër në familjet e klasës punëtore, babai i saj zotëronte pijetore dhe ajo rrinte shumë në pijetore kur ishte fëmijë dhe mamaja ime punonte në bare dhe shumë nga familja ime kënaqej në bare, kështu që unë isha në bare shumë si fëmijë”, deklaroi aktori dhe regjisori i njohur.
“Sfondi i popullatës zelandeze është mjaft i ngjashëm me komunitetin kosovar, pasi ndjeshmëritë tona janë mjaft të përafruara, mendoj”, tha ai.
E pyetur nëse Rita ka parë ndonjë nga filmat e tij, Taika, i cili më parë ka qenë regjisor i “Thor Ragnarok” dhe “Jojo Rabbit”, tha: “Nuk më intereson nëse i ka parë gjërat e mia tani, mamaja ime ka parë gjërat e mia dhe i pëlqen, mjafton”.
Ndërsa Taika iu bashkua Ritës në dhomën e saj të zhveshjes, këngëtarja u shpreh se ai ishte ‘miku i saj më i mirë’.
Gjatë intervistës së saj me Louis, Rita reflekton për dekadën e saj në shoubiznes, dhe gjithashtu kritikoi vëmendjen e vazhdueshme në jetën e saj private, pasi i pëlqente ‘të fokusohej tek ajo dhe puna e saj’ – me marrëdhëniet që ishin një shtesë pozitive.
Këngëtarja u qetësua kur takoi burrin e ëndrrave të saj Taika, pas një sërë marrëdhëniesh me emra të njohur ndërkombëtarë.
Duke folur për jetën e saj private, ajo i tha Louis: “Unë e dua dashurinë, më pëlqen të jem e dashuruar, është e mrekullueshme dhe kaq argëtuese”.
Rita tregoi gjithashtu se si “gjithmonë ka ëndërruar të martohej” që kur ishte fëmijë, mes martesës së saj sekrete me bashkëshortin Taika.
Thuhet se Rita u martua me regjisorin, 47 vjeç, në një ceremoni private këtë verë dhe megjithëse nuk e ka konfirmuar kurrë në mënyrë eksplicite martesën – miqtë e saj të ngushtë e kanë bërë.
Duke folur për mendimet e saj për martesën para dasmës së saj, Rita tha: “Të martohem është diçka për të cilën kam ëndërruar që kur isha fëmijë, dhe ai është padyshim një njeri i shkëlqyer. Ai është i mrekullueshëm, kam arritur në një pikë ku jam shumë e përmbajtur dhe e vendosur”.
Në gusht u raportua se çifti u martuan në një ceremoni intime në Londër.
Këngëtarja u tha se tashmë ka ndryshuar mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora.
Rita dhe Taika filluan lidhjen në mars të vitit 2021, përpara se të bënin paraqitjen e tyre të parë publike në gushtin e atij viti.
Çifti u fejua në qershor dhe tani burimet pranë tyre pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të shënuar martesën e tyre sekrete me miqtë dhe familjen. /Telegrafi/