Një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë.
Policia bën me dije përmes raportit se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, poashtu mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.
“VDEKJE E DYSHUAR/Pejë 13.10.2022 – 09:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekësia ligjore të cilët me vendim të prokurorit kanë marrë trupin e pajetë për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.