Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi ka përdoruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj gruas së tij.
Në raportin 24-orësh të policisë është bërë e ditur se pas trajtimit mjekësor viktima femër është dërguar në strehimore.
Rasti ka ndodhur dy ditë më parë rreth orës 20:00, njofton policia.
“Fushë Kosovë 11.03.2023-20:00. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe e njëjta është dërguar në qendrën e strehimores. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.