Një çift është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi vozitësi i një veture i ka godituar ata gjatë ditës së djeshme në Klinë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur nga pakujdesia e vozitësit të veturës, ndërsa për shkak të lëndimeve të rënda çifti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Një vozitës nga pakujdesia i ka goditur dy këmbësorë, të cilët kanë pësuar lëndime trupore. Ata janë dërguar në Emergjëncë e pastaj në QKUK, për shkak të lëndimeve të rënda”, tha policia.